Profesori i Parisit reagon pas takimit të Osmanit dhe Kurtit me Blinken në SHBA

Aktuale

Profesori i Parisit reagon pas takimit të Osmanit dhe Kurtit me Blinken në SHBA

Nga: P.R Më: 27 korrik 2022 Në ora: 21:48
Takimi mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti. Uashington, 26 korrik 2022.

Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, përmes një postimi në facebook, ka komentuar takimin e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti me Sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

“Dhe kur tash shoh se si Kosova shfaqet ne Amerike, me qartesi diplomatike e gjeturi politike, me takt e me klase, sinqerisht gezohem. Gezohem qe Kosova shihet si vend i respektueshem, me liderë legjitimë e vizion te qarte. Gezohem qe nuk e shoh më Kosoven e grenellizmit qe merrte yrysh me dritonat n’balle e me beratat ne bisht, drejt leshimeve ndaj Serbise, me kovid e pa kovid, me aviona specialë”, ka shkruar ndër tjerash Kraki, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

A e dini pse e kam perkrahe publikisht me shkrime e me debate ndryshimin politik n’Kosove? Sepse atje ku gjendej Kosova ne ate moment nuk mund te rrinte më.

Sepse kisha shprese qe ai vend te qeveriset normalisht dhe te perfaqesohet denjesisht, pas shume e shume vitesh te kaluara tuxharçe. Kurre asnje germ s’e kam shkru duke e mendu interesin personal.

Dhe kur tash shoh se si Kosova shfaqet ne Amerike, me qartesi diplomatike e gjeturi politike, me takt e me klase, sinqerisht gezohem. Gezohem qe Kosova shihet si vend i respektueshem, me liderë legjitimë e vizion te qarte.

Gezohem qe nuk e shoh më Kosoven e grenellizmit qe merrte yrysh me dritonat n’balle e me beratat ne bisht, drejt leshimeve ndaj Serbise, me kovid e pa kovid, me aviona specialë.

Me fjale tjera miq, Kosova tash nuk shihet si kusur per demshperblimin e Serbise as si vend qesharak me injorantë ne krye e me krim ne trup. Kosova duhet te vazhdoje keshtu serioze sic ishte ne Amerike, me miq e aleatë qe respektojne qartesine dhe punen konkrete.

S’po them qe gjithcka eshte perfekt, por ajo qe duket deri tash eshte vite drite larg asaj qe dukej kur Kosova ishte qesharake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat