Kurti dhe Rizvanolli vazhdojnë takimet në SHBA për energjinë

Aktuale

Kurti dhe Rizvanolli vazhdojnë takimet në SHBA për energjinë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 17:13
Pamje nga takimi i Kurtit dhe Rizvanollit në SHBA

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli janë takuar me ndihmëssekretarin amerikan për Energjinë, Andrew Light, me të cilën kanë folur për bashkëpunimin në këtë fushë.

 Për këtë takim ka njoftuar Rizvanolli, e cila tha se kanë falënderuar amerikanët për mbështetje.

“Takim i shkëlqyer me ndihmëssekretarin për Energjinë Andrew Light. Së bashku me kryeministrin Albin Kurti ne shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe diskutuam mundësitë për bashkëpunim për furnizimin me energji të qëndrueshme, të besueshme dhe të përballueshme për Kosovën, brenda P-TECC dhe më gjerë”, ka shkruar Rizvanolli.

Dje Kosova dhe Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë të 236.7 milionë eurove për fushën e energjisë.

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e Kongresit amerikan mes Rizvanollit dhe drejtoreshës së MCC, Alice Albright.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat