Eksperti i Integrimeve Evropiane ka disa fjalë për rininë që po ik jashtë vendit

Aktuale

Eksperti i Integrimeve Evropiane ka disa fjalë për rininë që po ik jashtë vendit

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:31
Ilustrim

Numrin në rritje të ikjes së rinisë drejtuar vendeve evropiane e ka komentuar edhe Eksperti i Integrimeve Evropiane, Agron Hoti.

Hoti  ka thënë se të rinjtë tanë duke parë padrejtësitë politike nuk iu mbetet zgjidhje tjetër vetëm se të ikin.

“Nëse rinia sheh njerëz top ekspert të ndryshëm që punojnë me konsulentë punojnë me ndërkombëtarë dhe nuk ftohet nga institucionet e Kosovës për xhelozira të ndryshme pse ke qenë i afërt me këtë parti politike apo me atë parti politike, e nëse rinia jonë i sheh ato gjëra nëse rinia jonë e sheh helmimin politik që ndodh nga politikanët sidomos në Kuvendin e Kosovës, mos harroni institucionet publike dhe Kuvendi i Kosovës përpos misionit të politikës ato duhet të kenë edhe karakter emancipativ për shoqërinë e të rinjve e vetmja që u mbetet është ikja nga Kosova”, është shprehur Hoti.

Numri i madh i të rinjve që po ikun ka alarmuar Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat