‘Godet’ Halit Berani – tregon informacione se çka ndodhi në veri

Aktuale

‘Godet’ Halit Berani – tregon informacione se çka ndodhi në veri

Nga: N. Sh. Më: 1 gusht 2022 Në ora: 13:20
Halit Berani

Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka treguar se çfarë ndodhi gjatë ditës së djeshme në veri.

Ai tregon se, alarmet ishin lëshuar rreth orës 17:00 dhe ishin ndërpre në orën 20:45, kurse në ora 22:05 ishin lëshuar përsëri.

E kjo bëhet sikurse herave të tjera për tu grumbulluar për protesta të ndryshme.

Berani përmes një postimi në Facebook shton se, tash e 23 vjet njerëzit me maska e të uniformuar qëndrojnë në veri dhe një pjesë e madhe e tyre kanë ba krime mbi shqiptarët gjithandej Kosovës prej vitit 1990 deri në qershor 1999.

Berani tutje përmend edhe faktin e amnistisë që udhëheqës të Kosovës kanë bërë për kriminelët duke i inkuadrua në Polici.

Postimi i plotë:

Ju që nga Prishtina po i bëni të lehta këto çastet e bllokimit të pjesës së okupuar, përkatësish, ju në studiot Televizive. Alarmet janë lëshuar rreth orës 17:00 dhe janë ndërpre në 20:45, tani në ora 22:05 janë lëshuar përseri sirenat e alarmit me të cilat gjithëherë i kanë grubulluar për protesta të ndryshme që kanë qenë të organizuara në pjesën e okupuar.

Sa i përket njerëzve me maska e uniforma ata nuk kanë nevojë me ardh nga serbia sepse janë tash e 23 vite në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatsisht Kosovës, një pjesë e  atyre që kanë ba krimi mbi popullatën shqiptare gjithandej Kosovës prej vitit 1990 deri në qershor 1999 janë strehuar në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës.

Mos harroni se vet disa udhëheqës të Kosovës e patën bërë amnistin e kriminelve serbë ku një pjesë të tyre i patën inkuadru nëpër institucione të Kosovës e posaqërisht në policinë e Kosovës. Pra ata njerëz të uniformuar, armatosur e të maskuar janë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat