Kërkoi lirimin e Hashim Thaçit/ Naim Miftari i reagon Grenellit, ja çka thotë për planin e Vuçiqit, Ramës dhe Thaçit

Aktuale

Kërkoi lirimin e Hashim Thaçit/ Naim Miftari i reagon Grenellit, ja çka thotë për planin e Vuçiqit, Ramës dhe Thaçit

Nga: N. Sh. Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:28
Richard Grenell

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se Ballkani i Hapur është ripushtim i Kosovës pa luftë nga Serbia.

Kështu shprehet ai përmes një postimi në facebook, ku shton se, kjo po bëhet nga Aleksandër Vuçiqi, Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

“Ballkani i Hapur është një ripushtim pa luftë i Kosovës nga Serbia e madhe e Aleksandër Vuçiqit, Vlladimir Putinit, Edi Kristaç Ramës, e krye tradhtarit të Kosovës sekserit të DGSE Franceze, dhe vasali i UDB-së serbe Hashim Thaçit!”, shkruan Miftari.

Sipas tij, kërkesa e Grenellit për lirimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, që e bëri këto ditë, ka të bëjë me ndarjen e Kosovës.

“Kthejeni Hashim Thaçin se së pakut s’po mujam me nda veriun e Kosovës ndryshe, dhe unë po mbes pa 80 milionë dollarët e premtuar nga Serbia”, shkruan Naim Miftari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat