Faton Klinaku publikon letrat që i këmbyen me Albin Kurtin

Aktuale

Faton Klinaku publikon letrat që i këmbyen me Albin Kurtin

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:26
Faton Klinaku dhe Albin Kurti

U.D., i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka publikuar letrat e këmbyera me kryeministrin Albin Kurti, për çështjen e veteranëve, të cilët protestuan dy herë që të përfshihen në projektligjin për pagën minimale.

Në letrën e publikuar nga Klinaku, kryeministri Kurti ka kërkuar hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi e verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare.

Ndërkohë derisa të përfundojë procesi i ri, si mbështetje shtesë Kurti ka thënë mund të ofrojnë përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës.

Por, në përgjigjen e OVL -UÇK-së, është konsideruar ndërhyrje në procesin gjyqësor propozimi për hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrsit e luftës çlirimtare.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim….Neve na intereson që veteranët e luftës së UÇK-së të trajtohen dinjitetshëm, dhe do të ishte mirë që të hiqet neni që ua ndalon punësimin atyre”, thuhet në letrën e OVL UÇK-së, dërguar Kurtit.

Ndërsa propozimet e kryeministrit ishin këto:

“Të fillojmë menjëherë bashkërisht hartimin e një ligji të ri, i cili nis një proces vlerësimi e verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare, me këtë ligj do të siguronim nxjerrjen e një liste të saktë të të gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën çlirimtare.

Hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit të kryhet në një kohë sa më shpejtë.

Ndërkohë derisa të përfundojë procesi i ri, si mbështetje shtesë mund të ofrojmë përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat