E quajti Kurtin ‘radikal e fashist’/ Zëdhënësi i Qeverisë publikon fotografitë e shokëve të Grenellit në Kosovë

Aktuale

E quajti Kurtin ‘radikal e fashist’/ Zëdhënësi i Qeverisë publikon fotografitë e shokëve të Grenellit në Kosovë

Nga: N. Sh. Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:52
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Zëdhënësi brenda 24 orëve ish-emisari Richard Grenell ka shkruar 25 herë në i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se Twiter në lidhje me situatën në Kosovë.

Në këto shkrimet e tij, Grenell e ka quajtuar kryeministrin Albin Kurti radikal e fashit, ndërsa vendimin për targa dhe dokumente i ka quajtur të padrejta për Serbinë.

Grenell tutje ka kritikuar sekretarin amerikant të Shtetit, Antony Blinken për takimin me Kurtin.

Kryeziu thotë se këto deklarata Grenell i ka shkruajtur duke qenë në kontakt me shokët e tij në Kosovë.

Postimi i plotë:

Brenda 24 orëve, ish-emisari Grenell ka shkruar 25 herë në Twitter për situatën në veri të Kosovës.

Ai e quan kryeministrin Kurti radikal e fashist dhe nxitës të konfliktit, vendimet për targa dhe dokumentet në kufi si vendime të njëanshme dhe të padrejta për serbët dhe Serbinë, ndërkaq që kritikon Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken për takimin dhe fjalët e mira që ka thënë për kryeministrin Kurti.

Krejt këto duke qenë në kontakt me shokët e tij në Kosovë të cilët i kanë thënë se “asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk ka qenë kështu” dhe që janë shumë të zemëruar me Kurtin.

Disa nga shokët e tij në Kosovë ⬇️⬇️⬇️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat