Armend Muja 'gozhdon' Grenellin, flet për 'dostat' e tij në Prishtinë

Aktuale

Armend Muja 'gozhdon' Grenellin, flet për 'dostat' e tij në Prishtinë

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 23:25
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka thënë se pas çdo veprimi për shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës në kooridinim me aleatët, paraqitet edhe ish-emisari amerikan Richard Grenell.

Ai e ka cilësuar Grenellin “ndërkombëtarin e vetëm të opozitës”, teksa ka folur edhe për “dostat e tij në Prishtinë”.

“Ambasadori amerikan dhe gjerman konfirmojnë që vendimet për targa/letërnjoftime ishin legjitime dhe të drejta. Sekretari i NATO konfirmon gatishmërinë për ndërhyrje në rast të rrezikimit të stabilitetit. E gjithë kjo vjen pas takimit të krerëve të shtetit me Sekretarin Blinken. Pas çdo veprimi për shtrirje të autoritetit në veri të vendit, gjithnjë paraqitet edhe Grenell, ndërkombëtari i vetëm i opozitës. Pas Grenell vijnë edhe reagimet e dostave të tij të paktë në Kosovë me ndonjë intervistë koti, konferencë të shpifuar apo edhe ndonjë op-ed”, shkruan ai.

Tutje deputeti ka shkruar se sjellja e opozitës ndaj Qeverisë është profeci vetëpër.bushëse.

“Grenell është pro-Vučić dhe dost i autokratëve. Unë nuk besoj që këta opozitarët që fajsojnë Kurtin për çdo gjë janë edhe pro-Vučić domosdoshmërisht. Sjellja dhe deklarimet e tyre janë soj i profecisë vetë-përmbushëse”, shtoi ai.

Armend Muja shkruan se opozita nuk po e pranon siç shkruan ai “gabimin e vitit 2020”.

“Këta ende refuzojnë të pranojnë gabimin e vitit 2020. ‘Reformat’ opozitare nuk ishin katarzë por makiazh dasmash. Në mungesë të projekteve politike dhe ideve, politika bëhet pazar i kombinimit të interesave: P + L+ S + ndonjë peshkim eventual edhe vijmë në pushtet. Politika nuk është kontabilitet, shqiptarët e Kosovës nuk shiten. Duan shtet, rend e ligj, integrim evropian dhe prosperitet”, përfundoi Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat