​Kusari për mbylljen e sesionit pranveror: Do të kthehemi me shumë punë dhe angazhim

Aktuale

​Kusari për mbylljen e sesionit pranveror: Do të kthehemi me shumë punë dhe angazhim

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 23:27
Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari – Lila është deklaruar pas mbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës.

Ajo në një postim në Facebook ka renditur të arriturat e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit, deri sa ka thënë se në javën e dytë të shtatorit do të kthehen me shumë punë dhe angazhim.

“Pas më shumë se një vit pune, legjislatura e VIII-të e Kuvendit arriti këtë rezultat:

 Ligje të miratuara  87, prej tyre  18 marrëveshje ndërkombëtare

 27 Projektligje janë në procedurën e shqyrtimit

 14 projektligje janë të miratuara në parim dhe gjenden në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare,

 13 projektligje presin për shqyrtim të parë”, ka shkruar ajo.

Kusari – Lila ka uruar tejkalimin e ngecjeve dhe mangësive të identifikuara në këtë rrugëtim, për siç ka thënë ajo, të mirën dhe zhvillimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat