Gabriel Escobar mbështet Gjykatën Specialen, përmend viktimat e luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë

Aktuale

Gabriel Escobar mbështet Gjykatën Specialen, përmend viktimat e luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 20:11
Gabriel Escobar

I dërguari special amerikan për dialogun dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se mbështesin drejtësinë për viktimat e luftërave gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Escobar këtë e tha gjatë konferencës virtuale me gazetarë, mbi veprimet e Dhomave të Specializuara karshi ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

‘’Epo, shikoni, nuk do të komentoj për punën e Gjykatës Speciale. Ne e mbështesim Gjykatën Speciale. Ne mbështesim drejtësinë për viktimat e luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë. Por unë do të shtyja gjykatën për pyetje specifike rreth të pandehurve dhe aktakuzave të veçanta’’.

‘’Por, siç është thënë, gjykata ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme në sjelljen para drejtësisë shumë prej njerëzve që kryen krime lufte rreth ish-Jugosllavisë në vitet ’90 dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë’’.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat