​“Nisi me konflikt verbal”, si erdhi deri të vrasja në Lipjan

Aktuale

​“Nisi me konflikt verbal”, si erdhi deri të vrasja në Lipjan

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 09:59
Policia njoftoi se fillimisht ka nisur me një konflikt verbal mes pesë personave

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak para mesnatës në Lipjan, ku në një lokal në rrugën “Lidhja e Prizrenit” pas të shtënave një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Por si erdhi deri te vrasja?

Policia njoftoi se fillimisht ka nisur me një konflikt verbal mes pesë personave e që është acaruar dhe ka vijuar me konfrontim fizik.

Më pas, dy të dyshuar kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të tre të tjerëve dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Të tre janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali.

Dy të dyshuarit gjenden në arrati dhe policia është në ndjekje të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat