Dy të vdekur nga Covid-19, publikohet raporti 24 orësh nga MSH

Aktuale

Dy të vdekur nga Covid-19, publikohet raporti 24 orësh nga MSH

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:02
QKUK

Ministria e Shëndetësisë njofton për dy vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Gjithashtu bëhet e ditur për 952 raste pozitive.

512 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Image
Statistikat nga MSH

Teksa kemi 7 mijë e 837 raste aktive.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3.178 vdekje.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat