Qeveria publikon intervistën dhe fotografinë e Kurtit me gazetarin Italian

Aktuale

Qeveria publikon intervistën dhe fotografinë e Kurtit me gazetarin Italian

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:54
Fabio Tomacci dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” e cila u publikua të hënën – intervista bëri bujë të madhe – pasi kreu i ekzekutivit ka alarmuar për një konflikt potencial me Serbinë.

“Pas Serbisë qëndron Putini”, ka thënë ndër tjerash kryeministri i Kosovës – deklarata vjen pas pak më shumë se një javë kur në Veriun e Kosovës kishte tensione, pasi serbët lokalë nuk e pranonin reciprocitetin për dokumente.

Intervista e Kurtit dhënë për gazetën italiane ngjalli kritika të shumta, prej politikanëve të opozitës si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile – “po shkakton panika”, ishte kritika qendrore.

E sot Qeveria e Kosovës ka publikuar të plotë intervistën e Kurtit dhënë për “La Repubblica’, po ashtu është publikuar edhe fotografia e Kurti bashkë me gazetarin Fabio Tomacci.

Kurti edhe më parë kishte deklaruar se rrezik për luftë ka. Pikërisht si argument mbëshetës e ka marrë pushtimin rus të Ukrainës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat