Peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trustit| KQZ-ja bën verifikimin e mbi 17 mijë nënshkrimeve të qytetarëve

Aktuale

Peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trustit| KQZ-ja bën verifikimin e mbi 17 mijë nënshkrimeve të qytetarëve

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 13:22
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar verifikimin e nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës, të cilët përmes nënshkrimeve po kërkojnë që të ndryshohet Ligji për tërheqjen e një shume të parave nga Trusti.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi në një përgjigje për Front Online, tha se deri më tani janë verifikuar 17,197 nënshkrime.

“Pas procesit të verifikimit të listës së nënshkrimeve të peticionit, rezulton se 17,197 nënshkrues të peticionit janë qytetarë me të drejtë vote të Republikës së Kosovës”, bërë të ditur Elezi.

Ai tha se nënshkrimet janë verifikuar në bazë të listës së fundit të votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar listën e nënshkrimeve në raport me listën e fundit të votuesve, e cila i takon Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit 2021 dhe të cilën e posedon KQZ-ja”, u shpreh ai.

Elezi tha se për verifikimin e nënshkrimeve, javën e kaluar e kanë njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Lidhur me këtë, të enjten e javës së kaluar kemi informuar zyrtarisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovë”, tha ai.

Një iniciativë tjetër për ndryshimin e Ligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës është iniciuar edhe nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, por nuk i mori votat e mjaftueshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat