​Abdixhiku dhe ambasadorja Tamar Ziv bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Aktuale

​Abdixhiku dhe ambasadorja Tamar Ziv bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 13:06
Pamje nga takimi

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Fillimisht Abdixhiku vlerësoi se njohja e Kosovës nga Izraeli është një moment shumë i rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadoren Ziv për vizitën si dhe rolin e shtetit të saj në mbështetje të Kosovës, me ç’rast edhe u dakorduan që bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit të intensifikohet edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat