Ramadani: Fluksi nga mërgata dhe mosvaksinimi ndikuan në rritjen e rasteve me Covid

Aktuale

Ramadani: Fluksi nga mërgata dhe mosvaksinimi ndikuan në rritjen e rasteve me Covid

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 15:46
Hamdi Ramadani

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-19 nga testimi i 1230 mostrave. Infektologët thonë se shkaktarë të rritjes së numrit të të infektuarve janë mosvaksinimi dhe fluksi i madh i mërgimtarëve.

Hamdi Ramadani, infektolog, tha se shkaktarë të rritjes së numrit të infektuarve mosvaksinimi dhe fluksi nga mërgata.

Pse kjo rritje e infektimeve? Vaksinimi në vend nuk arriti nivelin e dëshiruar, nuk kaloi 62 përqindëshin e popullsisë që është pritur, si dhe ardhja e madhe e mërgatës nga njëra anë dhe tubimet e mëdha masive në restauronte, ahengjet, pa maska pa distancë, janë faktorë që ndikojnë në paraqitjen e kësaj situate”, thotë Ramadani.

Sipas tij, infektologët, ekspert me përvojë, e kanë pas të ditur këtë situatë që mund të ndodhë.

Ramadani tha se vaksinat amerikane apo britanike, Pfizer dhe AstraZeneca, janë treguar shumë të suksesshme në luftën kundër COVID-19.

Sipas tij, mundësia e paraqitjes se efekteve të dëmshme të vaksinave, dhe pasojave post-Covid janë shumë të vogla në krahasim me ata që nuk kanë marr vaksina anti-Covid.

Mbrojta efektive arrihet pas 3 a 4 dozave të vaksinave, ndryshe me 1 ose 2 vaksina nuk ka mbrojtjen e dëshiruar”, tha postjerash Ramadani.

Infektologu, Hamdi Ramadani, fton gratë shtatzëna dhe fëmijët që të marrin vaksinat anti -Covid, sepse sipas tij, është vërtetuar nga ekspertët amerikan, se nuk ka efekte negative dhe se më të rrezikuara edhe në fazën post- Covid, janë ato gra shtatzëna që nuk kanë marr vaksinat./RTK

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat