​ATK inkason 416.250 euro borxhe nga bizneset

Aktuale

​ATK inkason 416.250 euro borxhe nga bizneset

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar sot se ditën e premte ka inkasuar borxhe në vlerë 416.250 euro nga 18 subjekte biznesore.

Në njoftimin për media thuhet bazuar në përgjegjësitë e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve janë përzgjedhur 18 subjekte me obligime të papaguara në vlerë prej 1.8 milionë euro.

“Pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake”, thekson ATK.

Menaxhmenti i ATK-së vazhdon ta ketë në prioritet zvogëlimin e stokut të borxheve, si dhe trajtimin në kohë të borxheve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat