Buzhala tregon se në cilin rajon vidhet rryma më së shumti

Aktuale

Buzhala tregon se në cilin rajon vidhet rryma më së shumti

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 18:37
Viktor Buzhala

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një intervistë për “Info Magazinën” ka thënë se kanë dërguar deri në 5 mijë lëndë brenda vitit në gjykatë për vjedhje të rrymës.

Por, sipas tij rreth 80 për qind e këtyre lëndëve nuk janë shqyrtuar fare.

“Ky duhet të jetë alarm më tepër për gjykata, KEDS-i e ka kryer pjesën e vet sa ka mundur dhe ku ka mundur, vazhdimisht jemi në aksione, i dërgojmë me mijëra lëndë, deri në 5 mijë lëndë brenda vitit i kemi dërguar në gjykata sa i përketë vjedhjes së energjisë elektrike dhe prej tyre diku 80 për qind nuk janë shqyrtuar fare”, tha ai.

Buzhala është shprehur se rryma më së shumti vidhet në rajonin e Mitrovicës.

“Më së keqi në këtë aspekt qëndron rajoni i Mitrovicës, pastaj edhe një pjesë e Deçanit dhe Drenicës nuk është se i kanë punët mirë, ka qenë Podujeva problematike një kohë të gjatë, por fatmirësisht është rregulluar, Kodra e Trimave në Prishtinë ka qenë problematike, mirëpo është përmirësuar ndjeshëm, pra kemi punuar vazhdimisht që kjo të përmirësohet, jemi duke e rregulluar këtë sistem, por hajnitë duhet të luftohen më të shumti nga organet rendit dhe të drejtësisë”, u shpreh tutje ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat