Alma Lama: Gratë me shami në Kosovë janë të nënshtruara

Aktuale

Alma Lama: Gratë me shami në Kosovë janë të nënshtruara

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:50
Alma Lama

Alma Lama ish-ambasadore e Kosovës në Itali thotë se mbajtja e shamive nga gratë myslimane përfaqëson nënshtrimin.

Gjatë një debati lidhur me kërkesën për rikthimin e shamive në shkolla për vajzat myslimane, ish-ambasadorja ka debatuar ashpër me avokaten Migena Balla, e cila e cilësoi një të drejtë të vajzave myslimane mbajtjen e shamisë.

Sipas Lamës, shamia është simbol i islamit politik, që siç tha në Kosovë po financohet nga bota e islame dhe po mbështetet nga një pjesë e politikës.

“Thelbi është se shamia është simbol i islamit politik, që ka në themel sheriatin dhe është lëvizje politike. Islami politik ka qëllime politike për t’u përhapur në vende të ndryshme, përfshi edhe Kosovën dhe shamia është simboli më i dukshëm i kësaj axhende, është mësimi fetar në shkolla që e bën këtë lëvizje në shpërputhje me vlerat perëndimore mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. Islami politik synon të futet në institucione dhe të përhapë islamin politik. Gratë në Kosovë me shami janë të nënshtruara, fonde nga bota arabe synojnë ta financojë këtë axhendë, kemi deputetë dhe kryeministrin që e mbështet”, tha Lama.

Avokatja Balla i ka cilësuar fantazi dhe përhapje paniku deklaratat e ish-ambasadores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat