Kurti i vendosur pas takimit me Stoltenberg: Kërkojmë anëtarësimin në NATO - Reciprociteti në targa, nuk ka alternativë

Aktuale

Kurti i vendosur pas takimit me Stoltenberg: Kërkojmë anëtarësimin në NATO - Reciprociteti në targa, nuk ka alternativë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 08:09 Përditësuar në ora: 18:16 më 17.08.2022
Foto nga takimi

​Kurti në Bruksel thotë se nuk ka mënyrë tjetër përveç zbatimit të vendimeve të qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria po implementon diçka që është në pajtim me kushtetutën, por edhe në përputhje me obligimet që Serbia i ka marrë vite në parë në negociatat e Brukselit.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë mënyrë tjetër përveç zbatimit të vendimit, kur është pyetur nga gazetarët në Bruksel nëse është e mundur tërheqja nga vendimit për targat.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se implementimi i vendimeve është në dobi të të gjithëve.

Kurti: Po implementojmë diçka që është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet tona

“Për më tepër, vetë Serbia është pajtuar që prej mesit të janarit 2018 nuk do të prodhojnë tabela të tilla në Serbi më tutje dhe nuk do t’i detyrojnë serbët që t’i përdorin ato. Pra, katër vjet më vonë po implementojmë diçka që është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tona, pra e ligjshme, por në anën tjetër duke qenë në përputhje me zotimet e Serbisë dhe obligimet e tyre të marra përsipër gjatë negociatave në Bruksel. Pra, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër dhe besoj që është në dobi të gjithë neve që të bëjmë çdo gjë legjitime dhe të ligjshme në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Kosovës i duhet mbështetja nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja për të vazhduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit derisa ka përmendur operacionet e Policisë së Kosovës në këtë drejtim.

Kurti: Në njërën anë kemi shtetin demokratik të Kosovës, në anën tjetër strukturat e paligjshme të Serbisë

“Nëse mendohet për dy palët, në njërën anë kemi shtetin demokratik të Kosovës, kemi policinë profesionale të Republikës sonë, në anën tjetër të pala tjetër kemi strukturat e paligjshme të Serbisë që janë kthyer në banda kriminale që kanë ngritur edhe barrikada, nëntë nga 13 prej tyre janë ngritur për më pak se 10 minuta, në këtë kuptim mund të thuhet se janë dy anë ose dy palë por nuk mund ta humbim busullën morale, nuk mund të shmangim politikat e vendosura me bazë, pra duhet të ketë zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, krimit të organizuar, që nga prilli i vitit të kaluar deri në korrik të këtij viti policia jonë ka ndërmarrë së bashku 39 operacione të ndryshme me të cilat kanë arritur të arrestojnë dhjetëra kriminelë nga grupet krimit të organizuar që janë shumëkombëshe e ndërkombëtare, edhe jashtë kufijve, shumë nga ta janë edhe shqiptar, jo vetëm serb, por policia nuk bën dallimin e kriminelëve në kuptimin e përkatësisë etnike apo kombëtare”, ka thënë ai.

Shefi i ekzekutivit ka folur në një konferencë për media bashkë me shefin e NATO-s, të cilit i ka thënë se Kosova kërkon anëtarësimin në këtë organizatë.

Kurti: Kemi një vizion të qartë, kërkojmë anëtarësimin në NATO

“Kemi një vizion të qartë, ne kërkojmë anëtarësim në NAO dhe kjo do të na mundësojë që të japim këtu dhe çdo kund atë që vendet e shtetet na kanë dhënë neve si qytetarë. Kërcënimet, rreziqet dhe sfidat që NATO i përballë ndjehen edhe nga vendi jonë. Institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj në situatën aktuale kanë arsye për të qenë vigjilent në kuptimin e qasjes destruktive të fqinjit tonë verior ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi në agjendën e dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën. Jemi plotësisht të përkushtuar për zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve tanë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe komuniteteve dhe siguri e rend për të gjithë, pra për sundimin e së drejtës ndaj kushtetueshmërisë”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Kurti ka thënë se Kosova mirëpret mbështetjen e NATO-s për paqe dhe qëndrueshmëri, për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë mjedis të rregullt e të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë popullin në Kosovë.

Ai ka theksuar se e vetmja mënyrë drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ai ka thënë se NATO është në Kosovë me gati 4 mijë trupa që është prania më e madhe ushtarake jashtë territorit të NATO-s.

Stoltenberg: Mund të rrisim praninë tonë në veri të Kosovës

“Trupa të trajnuar të udhëhequr mirë, forca të NATO-s nga të gjitha vendet dhe partnerët tanë, vetëm prania e këtyre trupave ndihmon në de-përshkallëzim, kur është e nevojshme e kemi demonstruar shumë herë që mund të të zbarkojmë dhe të rrisim praninë tonë, si në veri atë që kemi bërë në javën e fundit. Prapë mund t’i rrisim praninë tonë, përndryshe kemi patrulla të rregullta të trupave të KFOR-it edhe në veri. Veprimet tona do të jenë proporcionale, të matura, të qartë dhe do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të parandaluar çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ajo që e kemi dëshmuar shumë herë për shumë vite, e demonstron atë që NATO arrin të bëjë kudo që është e nevojshme dhe e domosdoshme”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka inkurajuar palët që të angazhohen në mënyrë pozitive dhe konstruktive në raundin më të fundit të bisedimeve.

Stoltenberg ka thënë se kjo është mundësi që Kosova të demonstrojë që është palë përgjegjëse në komunitetin euroatlantik.

Takimet në selinë e NATO-s janë mbajtur një ditë para se kryeministri Albin Kurti të takohet me presidentin e Serbisë në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti: Falënderon NATO-n për paqen e stabilitetin në rajon

Kryeministri Kurti, nga ana e tij, falënderoi sekretarin e NATO-s për angazhimin e tij për paqen e stabilitetin në Kosovë e më gjerë, duke përmendur kontributin e NATO-s për rritjen dhe zhvillimin e FSK-së për t’u aftësuar në rolin e paqeruajtësit në rajon dhe botë.

“Kemi vizion të qartë që të anëtarësohemi në NATO, si hap të parë në 'Partneritet për Paqe', që është një hap për arritjen tutje, për të ofruar kontributin për paqe jo vetëm në rajon, por edhe në gjithë botën”, theksoi kryeministri Kurti

Më tej kryeministri Kurti foli edhe për sfidat që po ballafaqohen institucionet e Kosovës, veçmas ato të sigurisë në veri, duke  theksuar se institucionet dhe qytetarët e vendit kanë arsye të jenë vigjilentë në situata të tilla, karshi agjendës ruse në rajon.

“Kemi shtet demokratik të Kosovës me një polici profesionale e në anën tjetër kemi një strukturë të organizuar kriminale të paligjshme të Serbisë”, theksoi kryeministri Kurti.

Më tej, kryeministri Kurti foli për veprimet e organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, në sigurimin e ligjshmërisë dhe rendit demokratik.

“Kemi kryer 39 operacione policore , ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë nga grupe të ndryshme të organizuar kriminale, që janë shumëkombëshe”, deklaroi kryeministri Kurti.

Kurti më tej foli për aktivitetin e kryer më 29 qershor për targat.

"Sa i përket  targave, më 29 qershor, kemi marrë vendim që të gjithë serbët e Kosovë, që kanë një  trashëgimi nga koha e Millosheviqit, t’i konvertojnë në tabela legjitime në akronimin KS. Ne kemi bërë një fushatë për stimulimin financiar që qytetarët serbë nuk do të paguanin TVSH-në apo akcizën, që arrin shumën deri në 5 mijë euro. Pastaj dhe vetë Serbia është pajtuar që nuk do të prodhonin  tabelat e vjetra që nga viti 2018 dhe ne tani po implemetojmë diçka që është e ligjshme", theksoi Kurti.

Stoltenberg:Inkurajojmë të gjitha palët që të largohen nga retorika nxitëse

Pas takimit, Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri Kurti,në selinë e NATO-s, dhanë deklaratë me gazetarë.

Si nikoqir i takimit, Stoltenberg falënderoi prezencën e kryeministrit Kurti, duke mirëpritur përmirësimin e situatës në rajon.

“Inkurajojmë të gjitha palët që të largohen nga retorika nxitëse”, theksoi Stoltenberg.

Tutje ai shtoi se KFOR-i është atje për ruajtjen e  paqes dhe të sigurisë.

“Prezenca e 4000 ushtarëve në rajon dëshmon përkushtimin e NATO-s për ruajtjen e sigurisë dhe paqes atje. Vetëm prania e trupave të NATO-s ndihmon ne deeskailimin e situatës, në rast nevoje ne mund të zbarkojmë ne rajon e mund te rrisim praninë tonë atje, për të parandaluar çdo lloj përshkallëzimi të situatës dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë. Kjo është detyrë e nevojshme dhe e domosdoshme e NATO-s”, tha, mes tjerash, sekretari i NATO-s Stoltenberg.

Kurti: Reciprociteti me targat do të implementohet, nuk ka alternativë tjetër

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë do të implementohet, duke e quajtur atë komplet legjitim.

“Kemi marrë vendim bërë të ia mundësojmë të gjithë qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës ndërrimin e tabelave të cilat janë të njëjtat nga viti 1999, të njëjtat si në kohën e Millosheviqit, që t’i konvertojnë ato në tabela legjitime, të regjistrimit që janë me akronimin RKS”, ka thënë Kurti.

“Në këtë drejtim, ne kemi nisur një kampanjë për të informuar qytetarët serbë, por edhe kemi krijuar një lloj stimuli financiar, pasi gjatë ndërrimit të tabelave, qytetarët serbë nuk do të duhet të paguajnë TVSH-në, doganën apo akcizën që mund të shkojë deri në 5,000 euro. Do të vazhdojmë me këtë kampanjë informuese, si dhe do të implementojmë këtë lloj konvertimi apo ndërrimi të tabelave”.

Tuje i pari i qeverisë tha se edhe shteti i Serbisë vetë është pajtuar nga viti 2018 se nuk do të prodhojë më tabela me shkurtesa të qyteteve kosovare, gjatë negociatave në Bruksel.

“Për më tepër, vetë Serbia është pajtuar që prej mesit të janarit 2018, se nuk do të prodhojë tabela të tilla në Serbi më tutje, dhe nuk do t’i detyrojnë serbët që të i përdorin këto, pra 4 vite më vonë, po implementojmë diçka që është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tona, dhe në anën tjetër, edhe duke qenë në përputhje me zotimet e Serbisë dhe obligimet e tyre të marra përsipër gjatë negociatave të tyre në Bruksel, pra nuk ka ndonjë alternativë tjetër, dhe besoj se është në dobi të të gjithë neve që të bëjmë cdo gjë legjitime në vendin tonë”, u shpreh ai.

Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të shmangin përshkallëzimin e situatës

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se i takon Serbisë dhe Kosovës që të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Stoltenberg ka thënë se situata në teren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit të situatës.

I pyetur se çfarë nënkupton paralajmërimi për intervenim të NATO-s, Stoltenberg ka thënë se KFOR-i është në kontakt të ngushtë me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë.

Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”.

Stoltenberg ka thënë se fakti që KFOR-i është misioni më i madh ushtarak i NATO-s jashtë aleancës, flet për përkushtimin e saj në parandalim të tensioneve.

Vuçiq, në anën tjetër, ka thënë se Serbia respekton misionin e KFOR-it.

“Kemi folur për atë që ka ndodhur. Nuk kemi nevojë që të shohim secilën herë situatën sipas një perspektive. E respektojmë misionin e KFOR-it dhe njoftimi i tyre atë natë ka ndikuar në ulje të tensioneve”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar deklaratës së misionit të NATO-s më 31 korrik, se është e gatshme të intervenojë nëse përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiq, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimet në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të ekzekutivi të udhëhequr nga Kurti.

Çka në rast përshkallëzimi? Stoltenberg: Mund të dërgojmë më shumë trupa në Kosovë

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  në selinë e NATO-s që ndodhet në Bruksel.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, me ç’rast Stoltenberg ka ritheksuar se NATO do të ndërmarrë çdo veprim në mënyrë që të sigurohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë.

I pyetur se çfarë duhet të ndodhë në mënyrë që KFOR të intervenoj në Kosovë, Stoltenberg ka treguar se tani NATO ka më shumë se 4 mijë trupa në Kosovë dhe në rast të ndonjë përshkallëzimi, NATO mund të nis edhe më shumë trupa.

“Duhet të nisemi nga fakti që NATO është në Kosovë me më shumë se 4 mijë trupa. Kjo tregon përkushtimin tonë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

“Nëse nevojitet, ne mund të sjellim më shumë trupa nëse është nevoja siç kemi parë të ketë ndodhur në javën e kaluar”.

“Do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme që ta shmangim ndonjë përshkallëzim”.

Kurti në NATO: Në një anë kemi shtetin demokratik të Kosovës, në anën tjetër strukturat ilegale të Serbisë

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në selinë e Aleancës Veri Atlantike në Bruksel.

Kurti në konferencën e përbashkët me Stoltenberg, tha se në njërën anë qëndron Kosova si shtet demokratik dhe në anën tjetër strukturat ilegale të Serbisë në veri raporton Gazeta Express.

“Në një anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe policinë profesionale dhe në anën tjetër keni struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale, të të gjitha komuniteteve. Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Neve na nevojitet përkrahja nga BE dhe NATO dhe nga shtetet perëndimore”, tha Kurti.

Në anën tjetër, Sekretari Stoltenberg tha se NATO në Kosovë është prezent me mbi 4 mijë trupa dhe janë të angazhuar për të parandaluar eskalimin e situatës.

NATO është në Kosovë me mbi 4 mijë trupa kjo demonstron angazhim për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Ne do të përmbushim mandatin e OKB-së në Kosovë. Pjesëtarët e NATO-s janë të pajisur dhe të ushtruar mirë. Ne kemi dëshmuar që ne mund rrisim patrullimet në veri dhe të rrisim numrin e pjesëtarëve. Veprimet tona do të jenë proporcionale dhe do të bëjmë çfarë është e mundur që të parandalojmë eksalimin e situatës”, tha Stoltenberg.

Kurti pas takimit me Stoltenberg: Kërkojmë anëtarësimin në NATO, që të japim atë që të tjerët na dhanë neve

Kryeministri Albin Kurti ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në konferencën e përbashkët  Kurti ka falënderuar NATO-n për angazhimin e saj në Kosovë, derisa ka thënë se Kosova është e gatshme që të japë kontributin e saj brenda kësaj aleance me ushtrinë e saj, FSK-në.

“Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që shtetet tjera na kanë dhënë neve si qytetarë”.

“Anëtarësimi në Partneritetin për Paqe do të ishte një hap para”.

Stoltenberg: I inkurajoj palët që problemet t’i zgjidhin përmes dialogut që mbahet nesër

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  në selinë e NATO-s që ndodhet në Bruksel.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, me ç’rast Stoltenberg ka kërkuar nga lidershipi kosovar si dhe ai serb që problemet t’i zgjidhin përmes dialogut që pritet të mbahet nesër në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat