Tensionet me Serbinë, KFOR-i rrit prezencën në Jarinjë e Bërnjak

Aktuale

Tensionet me Serbinë, KFOR-i rrit prezencën në Jarinjë e Bërnjak

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 08:16
KFOR

KFOR-i ka rritur prezencën në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në veri.

KFOR-i për “Kosovo Online” ka thënë se këto masa janë marrë për të mundësuar të reagojë shpejt ndaj gjitha sfidave të sigurisë.

“Ne duam të sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse është nevoja”, është thënë nga Zyra për Media e KFOR-it në pyetjet për rritjen e prezencës në Jarinjë e Bërnjak.

KFOR-i ka thënë se në mandatin që ka, që buron nga rezoluta 1244 e OKB-së, do të ofrojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë qytetarët e Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat