Matoshi mbështet Abdixhikun që refuzoi të takohet me presidentin Begaj

Aktuale

Matoshi mbështet Abdixhikun që refuzoi të takohet me presidentin Begaj

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 08:39
Halil Matoshi dhe Lumir Abdixhiku

Njohësi i rrethanave politike, Halil Matoshi, ka mbështetur vendimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, që të mos takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, si shkak i lokacionit përgjatë vizitës së tij të djeshme në Kosovë.

Matoshi ka thënë të mërkurën në ‘Facebook’ se “Lumir Abdixhiku ka krenari”.

Pos tjerash ai refuzimin e të parit të LDK-së e ka lidhur edhe me demokracinë e kësaj partie politike.

Postimi i plotë:

Lumiri ka krenari – LDK asht aset kombëtar i Kosovës!

LDK asht partia e parë demokratike në Ballkan.

E Brahim Rugova lideri i parë liberator krahas Vaclav Havel-it, në ish Lindjën komuniste.

Pra, nifar shkolle e demokracisë në Europën juglindore, qi kur u ba, këta bajrambegat enverista, me thanë me pak sarkazmë, janë tutë qi hini Amerika!?

Kanë menu vetmëveti: “Kuku, na ra imperializmi.”

Nëse fare ka ni ky çka ka ndodhë n’Ballkan e n’Kosovë më 1989!?

Po get s’i kanë kallxu fare oficerat stalinista që pat ra komunizmi leninist!

LDK asht adresë dhe akademi politike për stalinistat e kriminalizuet e t’konvertuem n’demokrat!?

LDK asht aset kombëtar i Kosovës.

Duhet me lexue Bajrami histori, se nuk e di që ka taku tre zyrtarë anonimë për shtetndërtimin e Kosovës (tretë të VV-së) në zyrat e shtetit, por LDK ka emën t’madh.

I zoti shpisë vendos ku, kur e qysh pret mysafirë, jo ardhësi, kështu ka qenë ndër shqiptarë qe nga Dardania antike.

Lumir Abdixhiku ka ba ni hap krenar e t’admirueshëm politik, në mbrojtje të kësaj adrese të shqiptarëve kosovarë.

Bravo i koftë!

Me pas kanë gjallë Bekim Fehmiu i kish thanë Lumit fjalët që i pati thanë Brahimit më 1990 te “Elida”.

Kosovarët ma t’informuem e dijnë mirë se çka foli atëherë Beka!

P.S.

Nuk kam qenë kurrë anëtar i LDK-së, por për rajonin kjo parti asht shkollë e demokracisë!

Mëso Bajram Begh

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat