Edhe UNMIK-u përfshihet, lëshon një reagim para takimit Kurti-Vuçiq

Aktuale

Edhe UNMIK-u përfshihet, lëshon një reagim para takimit Kurti-Vuçiq

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 14:24
Edhe UNMIK-u përfshihet, lëshon një reagim para takimit Kurti-Vuçiq

Një ditë para takimit të kryeministrit Kurti me presidentin Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, UNMIK ka lëshuar një reagim. Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, u ka bërë thirrje “të gjitha palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të mbajnë integritetin e procesit të dialogut”.

Në një komunikatë për media, Ziadeh citohet të ketë thënë që është e rëndësishme që të promovohet “një klimë e favorshme për dialog të mirëfilltë”.

Është tejet e rëndësishme që të promovohet një klimë e favorshme për dialog të mirfilltë. Palët duhet të punojnë me mirëbesim për të adresuar çështjet e pazgjidhura, duke kapitalizuar angazhimin e 11 viteve të fundit dhe duke siguruar që të ndërtohet mbi të arriturat me mund në dialogun e lehtësuar nga BE-ja,” tha Ziadeh.

Dialogu dhe kompromisi janë rruga e vetme e qëndrueshme drejt stabilitetit, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë,” deklaroi ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat