Prokuroria konfirmon kallëzimin penal kundër ambasadorit Berishaj

Aktuale

Prokuroria konfirmon kallëzimin penal kundër ambasadorit Berishaj

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 15:45
Martin Berishaj

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Agjencioni Kundër Korrupsionit.

Kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Këtë për Klankosova e ka konfirmuar Ekrem Luftiu, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B”.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, tha Luftiu.

Megjithatë, AAK-ja nuk mohoi as pohoi kallëzimin penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat