Arrestohet shoferi, dyshohet për vjedhje të veturës së një institucioni të Kosovës

Aktuale

Arrestohet shoferi, dyshohet për vjedhje të veturës së një institucioni të Kosovës

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person i cili ka tentuar ta kalojë kufirin Kosovë-Shqipëri me një veturë në pronësi të një institucioni të Kosovës.

Rasti i është përcjellë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tropojë për veprime të mëtejshme, njofton Klan Kosova.

Në PKK Qafë Morinë, në hyrje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi A3”, me drejtues shtetasin B. S., banues në Obiliq, Kosovë”.

“Gjatë verifikimit ka rezultuar se automjeti që drejtonte 43-vjeçari, ishte i vjedhur në Kosovë dhe ishte në pronësi të një institucioni shtetëror”.

“Në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasin B. S., 43 vjeç, banues në Obiliq, Kosovë”.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat