“Mos u brengosni, këtu jemi”/ Pak para takimit në Bruksel - provokojnë serbët në veri të Mitrovicës

Aktuale

“Mos u brengosni, këtu jemi”/ Pak para takimit në Bruksel - provokojnë serbët në veri të Mitrovicës

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 10:41
Grafitet serbe në Mitrovicë

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin “Car Llazar”, afër urës së Ibrit janë parë disa grafite me mbishkrimin në gjuhën serbe, "Mos u brengosni, këtu jemi”.

Ndërkaq, sot me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare. 

Image
Grafitet serbe në Mitrovicë
Image
Grafitet serbe në Mitrovicë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat