Tensionet Kosovë-Serbi, ​Escobar takoi Vuçiqin në Bruksel

Aktuale

Tensionet Kosovë-Serbi, ​Escobar takoi Vuçiqin në Bruksel

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 20:51
Gabriel Escobar

Derisa nuk është arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të zbutur tensionet ndërmjet të dyja palëve, ky i fundit takoi në Bruksel, përfaqësuesin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi në mes Escobar dhe Vuçiq është raportuar nga mediat serbe, megjithatë nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje në takimin e sotëm ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, por të dy janë pajtuar të vazhdojnë diskutimet në ditët e ardhshme.

Jozyrtarisht është raportuar se dialogu për gjetjen e një zgjidhje për targat, në mënyrë që të mos ketë tensione në veri të vendit, mund të vazhdojnë në nivel të kryenegociatorëve por nuk përjashtohet mundësia që liderët të shkojnë sërish në Bruksel para ose më 31 gusht, megjithatë thuhet se kjo do të varet nga bisedimet që pritet të ndodhin në mes të kryenegociatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat