Ish ambasadori amerikan e thotë haptas: Ja pse Vuçiq krijon tensione në Kosovë

Aktuale

Ish ambasadori amerikan e thotë haptas: Ja pse Vuçiq krijon tensione në Kosovë

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 14:30
Greg Delawie

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për Zërin e Amerikës të dhënë më 17 gusht, ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për raportet në mes të dy shteteve.

Delawie ka treguar hapur për arsyen pse sipas tij presidentit serb i konvenon krijimi i tensioneve në Kosovë. Sipas diplomatit amerikan nga një gjë e tillë Vuçiq përfiton politikisht brenda në Serbi.

Në këtë intervistë, Delawie ishte pyetur edhe për takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, duke thënë se shpreson që një zhvillim i tillë në Bruksel do të çojë në shtensionim të situatës.

“Sigurisht që shpresoj. Shumë varet nga veprimet e Beogradit – i cili e ka vënë veten në një pozicion për të kontrolluar tensionet. Fatkeqësisht, duket se Beogradi përfiton nga brenda duke shkaktuar tensione në Kosovë”, ka thënë Delawie.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat