S’ka masa të reja anti-Covid, Hoti: Virusi po kalohet lehtë

Aktuale

S’ka masa të reja anti-Covid, Hoti: Virusi po kalohet lehtë

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:18
Faik Hoti

Komiteti për menaxhimin e situatës me koronavirusin nuk është mbledhur dhe as do të mblidhet për të shqyrtuar masa të reja për luftimin e pandemisë.

Këtë e ka konfirmuar Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, ku ka thënë se ka lehtësim të infrastrukturës shëndetësore dhe pacientëve të hospitalizuar.

“Vaksinimi mbetet opsioni i vetëm dhe masat e mbylljes nuk janë rekomanduar pasi qytetarët po kalojnë lehtë COVID-in dhe jemi në sezon turistik ku bashkatdhetarët kanë ardhur dhe s’është menduar për masa tjera”, është shprehur ai për emisionin  Portofol.

“Masat e buta të ndërmarra në prill mbesin në fuqi. Kemi rënie të infektimeve të reja dhe rastet e hospitalizimit janë menaxhuar. Në rast se stafi shëndetësor do të mbingarkohej padyshim që masat do të ndryshonin, por për këtë s’ka nevojë tash”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat