Qytetarët nuk e mirëpresin kërkesën e KESCO-s për shtrenjtim të rrymës, e shohin si të papërballueshme

Aktuale

Qytetarët nuk e mirëpresin kërkesën e KESCO-s për shtrenjtim të rrymës, e shohin si të papërballueshme

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 21:54
Ilustrim

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike kërkoi një propozim për tarifa të reja të energjisë elektrike, me qëllim që të shtrenjtohet rryma deri në 88 për qind për amvisëritë dhe deri në 70 për qind për bizneset. Ndërkaq qytetarët nuk po e mirëpresin këtë propozim me faktin se është e papërballueshme për ta.

Qytetarët e vendit së fundi po përballen me rritjen e çmimeve në sektor të ndryshëm. Ndërkaq shumë shpejt pritet që energjinë elektrike ta paguajnë me tarifa të reja.

Kjo për shkak që Kompania Kosovare për furnizim me energji elektrike ka dorëzuar në ZRRE një propozim të ri përmes së cilës kanë kërkuar që rryma të shtrenjëtohet deri në 88% për amvisëri ndërkaq për bizneset deri në 70%.

E kur jemi tek lëvizja e çmimeve qytetarët i kanë ankesat e veta.

“E përballueshme nuk është as 10% me u shtrenjtu, kqyri çmimet si janë shtrenjtu, kjo është një marri e madhe”, thotë qytetari, Rifat Ejupi.

“Lajm jo i mirë për qytetarët e Kosovës, një cmim marrmandës i lartë për gjithë ata që janë rast social dhe në që jemi me një rrogë minimale, unë nuk muj me përballu për vete”, thotë qytetari, Adriatik Krasniqi.

“Për ne si qytetareë të rendit të mesëm ajo rritje e përqindjës është e papërballueshme”, është shprehur qytetari tjetër, Ibrahim Abazi.

Vendimi i ZRRE-së pritet brenda 20 ditësh pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat