​Sveçla tregon a do të ketë më dokumente shtesë në pikat e kalimit kufitar

Aktuale

​Sveçla tregon a do të ketë më dokumente shtesë në pikat e kalimit kufitar

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 22:12
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes për dokumente në hyrje-dalje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se nga data 1 shtatori, shtetasit e Kosovës që do të udhëtojnë në Serbi apo përmes Serbisë nuk do të pajisen me dokumentin shtesë në pikat e kalimit kufitar.

“Ne kemi shprehur vazhdimisht vullnetin tonë që të mos kemi këtë lloj dokumenti, as nga ne dhe as nga autoritetet serbe për sa kohë që kjo bazohet në një raport të drejtë mes dy shtetesh. Si Republikë e Kosovës jemi plotësisht të interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë, pa dallim. Reciprociteti është vlerë sepse është barazi. Urime të gjithë qytetarëve e na priftë e mbara në angazhimet tjera”, ka thënë ai.

“Ligjshmëria dhe Kushtetushmëria në vendin tonë janë premisat mbi të cilat do të zbatohen marrëveshjet nga procesi i dialogut”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat