Lajmin për arritjen e pajtimit për marrëveshje lidhur me dokumentet personale mes Beogradit dhe Prishtinës është transmetuar në disa medie të njohura si Reuters, RIA Novosti dhe Interfaks si dhe shumë media nga rajoni, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.
Kështu “Reuters” shkruan se “Serbia dhe Kosova kanë zgjidhur mospajtimet ndëretnike lidhur me lirinë e lëvizjes së qytetarëve të tyre përmes kufirit”, duke cituar shefin e diplomacisë evropiane Josep Borell.
Ky lajm është transmetuar edhe në agjencitë ruse të lajmeve si Interfaks dhe RIA Novosti, ku njoftohet për marrëveshjen lidhur me letërnjoftimet.
Ndërsa agjencia AP, ka shkruar se përkundër lajmit të mirë për arritjen e marrëveshjes për dokumente, bazuar në fjalët e përfaqësuesit të lartë të BE-së Borell edhe më tutje mbetet e pazgjidhur çështja e tabelave të automjeteve.
Agjencia ruse e lajmeve TASS ka përkujtuar se situata në Kosovë është acaruar me 31 korrik, kur Policia e Kosovës ka mbyllur kalimet administrative, duke synuar mosnjohjen e dokumenteve personale të lëshuara nga Serbia dhe duke kërkuar ri-regjistrimin e automjeteve të serbëve.
Lajmi për marrëveshjen është publikuar edhe në shumë medie në rajon si dhe nga agjencitë ruse të lajmeve RIA Novosti dhe Interfaks.