Ky është i arrestuari i pestë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Aktuale

Ky është i arrestuari i pestë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 15:23
 Shkelqim Kameri

Grupi prej pesë personave të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë tashmë ndodhet në duart e shtetit.

Edhe i dyshuari i pestë para pak minutash është arrestuar dhe po intervistohet në stacion policor.

Bëhet fjalë për Shkelqim Kamerin, një 19-vjeçar. 

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur.

Për këtë akt çnjerëzor që tronditi vendin Sinjali ka publikuar sot detaje të reja.

Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, G.R., Xh.S. dhe G.J., keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, në lagjen Arbëria, në Prishtinë, për të shkuar më pas aty edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij G.Rexhepi.

Ekremi po dyshohet se ka shkuar deri aty me veturën e tij ‘PickUp’ dhe e ka marrë vëllain e dy të miturit e tjerë të dyshuar dhe vajzën që po përjetonte tmerrin. Rrugës, te varrezat dyshohet se ka zbritur G.Rexhepi dhe i mituri Xh.S, ndërsa me Ekremin kishte vazhduar i mituri tjetër G.J.

Ata u larguan nga ai vend për një lokacion tjetër, ku pas një periudhe të shkurtër, Ekremi dyshohet se ka ndaluar veturën dhe e ka dhunuar vajzën e mitur. Për të mos mbaruar me kaq kjo ngjarje makabre, Ekremi dyshohet se më pas e ka thirrur të dyshuarin e pestë, Kamerin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat