Haki Abazi me një postim special për Gorbachevin, i tregon njohuritë për të

Aktuale

Haki Abazi me një postim special për Gorbachevin, i tregon njohuritë për të

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 14:05
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë një postim për Michail Gorbachev, udhëheqësin e fundit të Bashkimit Sovjetik, i cili vdiq dje. Abazi ka thënë se Gorbachev ndryshoi hartën e botës për të ruajtur paqen.

Ai e ka quajtur Gorbachevin si “lider, mësues dhe praktikues të paqes”.

“Michail Gorbachev- iku nga kjo botë njeriu më meritor dhe një fenomen në politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Njeriu që konsiderohet ndër shtyllat dhe majat më të larta të diplomacisë dhe politikës në fundin e luftës së ftohtë dhe afrinë më të madhe të Rusisë me vlerat demokratike perendimore”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe, ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, vdiq në moshën 91-vjeçare.

Nga spitali ku po trajtohej, thanë se ai “vuante nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë”.

Gorbachev, i cili mori detyrën në vitin 1985, ishte i njohur për hapjen e Bashkimit Sovjetik dhe për afrimin e tij me Perëndimin.

Ai u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de fakto lider i vendit në moshën 54-vjeçare.

Në atë kohë, ai ishte anëtari më i ri i këshillit qeverisës, i njohur si Byroja Politike.

Politika e tij e “glasnost”-it, apo e hapjes, u mundësoi njerëzve të kritikonin qeverinë në një mënyrë që më herët ishte e paimagjinueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat