Kelmendi i reagon Hoxhës: Kryeministri duhet ta shkarkojë

Aktuale

Kelmendi i reagon Hoxhës: Kryeministri duhet ta shkarkojë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 21:14
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit Kurti, Elvis Hoxhës për deklaratat e tij të shfrenuara.

Kelmendi ka shkruar se ai i ka ofenduar qytetarët kosovarë njësoj si i ofendojnë serbët.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar shkarkimin e tij nga kryeministri Kurti.

Reagimi i plotë i tij:

Këshilltari i kryeministrit i ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke i quajtur kosovaristë.

Serbët kur duan t’i ofendojnë shqiptarët i quajnë shiptari.

Këtij këshilltari fashist dje i ka dalë rroga.

Mësuesit të fëmijës sonë dhe mjekut të familjes sonë - jo!

Idiotësi!

Kryeministri qysh sonte duhet ta shkarkojë fashistin që ofendon qytetarët e tij njëjtë siç i ofendon Serbia!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat