“Të dua o m*t”/ Milazim Krasniqi vjen me një analizë të situatës akutale – publikon një fotografi!

Aktuale

“Të dua o m*t”/ Milazim Krasniqi vjen me një analizë të situatës akutale – publikon një fotografi!

Nga: M.H. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 22:35
Milazim Krasniqi

Situata në vendin tonë po vazhdon të jetë mes shumë tensionesh.

Kemi grevë nga mësimdhënësit, krizë ekonomike si dhe kronikat e zeza pjesë e kësaj kohe.

Në lidhje me këtë përmes një postimi në Facebook ka shkruar profesori Milazim Krasniqi.

Ai ka publikuar një fotografi teksa shihet në murin pranë Hallës së Sporteve në Prishtinë një shkrim “Të dua o mut”.

Profesori thotë që ky dedikim bizar e banal e shprehë realitetin, ku dashuria bashkëjeton me zhgënjimin, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa në fund, profesori parashtron pyetjen se: ku po e thyen qafën kjo shoqëri kështu?

Postimi i plotë

Ky kushtim anonim, është në murin pranë Hallës së Sporteve në Prishtinë. U hutova dhe u iritova kur e pashë. Po mandej fillova të reflektoj, ndaj si fillim, e fotografova. Mandej e kthjellova shpejt se ky dedikim bizar e banal e shprehë gjendjen mentale të degraduar, ku përzihet vlera dhe antivlera, e mira dhe e keqja, në një pranëvendosje tipike postmoderniste. Nga tiparet e postmodernizmit janë edhe shmangia e dallimit ndërmjet të zezës dhe të bardhës, tallja me shpresën e të bukurën, relativizimi i çdo vlere morale dhe pranëvendosja e gjërave të papajtueshme. Fatkeqësisht, kjo është gjendja jonë (postmoderne) psikike, morale, kulturore e politike, në të cilën është duke na u marrë fryma. Në këtë gjendje bizare e banale ndodhin edhe ngjarje të lemerishme si dhunimi i të miturës, ekspozita me suitën e Josip Broz Titos, shantazhimi i mësuesve/arsimtarëve nga qeveria, politizimi ekstrem i analfabetëve funskionalë, që fyejnë e kërcënojnë si të çartur në rrjete sociale. Pra, në këtë sfond, ky dedikim bizar e banal e shprehë realitetin, ku dashuria bashkëjeton me zhgënjimin. Pyetja ime e hidhur, përgjigjen e së cilës unë e di është: ku po e thyen qafën kjo shoqëri kështu?

Image
Fotografia
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat