​PDK: Qeveria Kurti po tenton t’i shuajë pakënaqësitë qytetare duke shpërndarë lëmoshë

Aktuale

​PDK: Qeveria Kurti po tenton t’i shuajë pakënaqësitë qytetare duke shpërndarë lëmoshë

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 15:28
Arben Mustafa

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka quajtur lëmoshë për qytetarët pakon e qeverisë për përballje me inflacion të prezantuar të shtunën nga kryeministri Albin Kurti.

Koordinatori për ekonomi në PDK, Arben Mustafa ka thënë se kjo pako ekonomike, ka për qëllim “blerjen” e paqes sociale në kohën kur janë shpërfaqur kërkesat e shumta nga qytetarët.

“Qeveria po ndan lëmoshë për qytetarët, vendi ka nevojë për siguri ekonomike”, tha ai.

Në konferencën për media, Mustafa tha se këto masa ndonëse janë të mirëseardhura, ato nuk janë zgjidhje e krizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat