Kongresmeni amerikan e hip në dritare Avdullah Hotin për të bërë fotografi

Aktuale

Kongresmeni amerikan e hip në dritare Avdullah Hotin për të bërë fotografi

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 10:49
Avdullah Hoti është takuar me kongresistin nga Teksasi Pete Sessions

Ish-kryeministri Avdullah Hoti është takuar me kongresistin nga Teksasi Pete Sessions, me të cilin foli për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Hoti tha se ka rënë dakord me të që të komunikojë ngushtë për thellimin e miqësisë.

“Shumë i nderuar me pritjen nga Kongresmeni Pete Sessions nga Teksasi. Kosova është e bekuar me miqtë e shumtë që ka. E informova për prioritetet dhe nevojat tona. U dakorduam që të komunikojmë ngushtë për të thelluar miqësinë mes vendeve tona dhe për koordinim të aktiviteteve drejt qëllimit strategjik të përbashkët — që Kosova të promovojë paqen në rajon dhe të forcojë demokracinë e saj, si dhe të përgatitet sa më parë për integrim euroatlantik”, ka shkruar Hoti.

Krahas këtij njoftimi, Hoti ka bashkëngjitur edhe një fotografi të takimit. Dy politikanët kanë hipur në parvazin e një dritareje për të realizuar këtë fotografi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat