Kastrati e përdor një thënie të Gjergj Fishtës për t’i quajtur injorantë deputetët e VV-së: Gola, p’e di ti…

Aktuale

Kastrati e përdor një thënie të Gjergj Fishtës për t’i quajtur injorantë deputetët e VV-së: Gola, p’e di ti…

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:56
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i ka ftuar deputetët e LVV-së që ta këshillojnë kryeministrin Albin Kurti për ta ndalur grevën.

Ai e citoi Gjergj Fishtën, ndërsa e përmendi deputetin e LVV-së, Ardian Golën.

“Injoranca dhe krenaria janë si shtati dhe hija. Gola, po e di ti… Gjergj Fishta… Dhe kjo ju shkon më së shumti për shtati juve”, tha Kastrati.

Më pas, iu drejtua edhe një deputeteje.

“Mos qesh arsimtare. Je arsimtare më duket ti”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat