Dorëzohet në polici i dyshuari që e theri me thikë 22-vjeçarin pas një mosmarrëveshje në trafik

Aktuale

Dorëzohet në polici i dyshuari që e theri me thikë 22-vjeçarin pas një mosmarrëveshje në trafik

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 16:22
Ilustrim

Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritur që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Vrasja ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku i dyshuari kishte therur me thikë një 22-vjeçar pas një mosmarrëveshje në trafik.

Policia tha se kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e tyre, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh., mashkull 25 vjeç, sot të dorëzohet në polici.

“Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat