Reshjet në vend, Krasniqi me kryetarët e komunave të prekura nga vërshimet dalin në terren

Aktuale

Reshjet në vend, Krasniqi me kryetarët e komunave të prekura nga vërshimet dalin në terren

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 13:39
Elbert Krasniqi në terren

Reshjet  e dendura të shiut të cilat kanë filluar që nga e premtja kanë bërë që disa zona në Kosovë të vërshohen duke shkaktuar kështu dëme materiale në bujqësi, bllokim të rrugëve si dhe evakuime të disa familjeve nga shtëpitë  e tyre.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi bashk me kryetarin e Komunës së Rahovecit kanë dal në terren për të parë nga afër ku kanë ndodhur vërshimet dhe cilat janë pasojat.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me kryetarin Smajl Latifi kanë përcjell nga afër gjendjen në fshatin në fshatin Bellacërkë, Ratkoc dhe Radoste nga vërshimet e fundit.

“Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme si pasojë e vërshimeve në disa Komuna të Kosovës, andaj në koordinim me Kryeministrin z. Kurti dhe ministritë respektive, fillova të vizitoj Komunat për të parë gjendjen dhe për të ju ofruar ndihmën e nevojshme. Me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në fshatin Bellacërkë, Ratkoc dhe Radoste përcollëm nga afër gjendjen nga vërshimet në këto lokalitete”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu tha se nga Rahoveci, do të vazhdojnë për në Gjakovë, ku me Kryetarin e asaj komune, Ardian Gjini do të vizitojnë zonat e prekura nga vërshimet dhe dëmet e shkaktuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat