“Njeri i sëmurë!”/ Vjen reagimi i ashpër ndaj Vuçiqit: Ja pse po e kërcënon Kosovën me luftë!

Aktuale

“Njeri i sëmurë!”/ Vjen reagimi i ashpër ndaj Vuçiqit: Ja pse po e kërcënon Kosovën me luftë!

Nga: A.M Më: 24 shtator 2022 Në ora: 17:32
Aleksandër Vuçiq

Analisti Skënder Mulliqi ka reaguar ashpër pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj NATO-s në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së.

Ai në një postim të Facebook, Vuçiqin e cilësoi si njeri të sëmur, i cili nuk ka as forcë dhe as guxim të nis një luftë të re.

Sipas Mulliqit, deklaratat Vuçiqit janë vetëm broçkulla politike, asgjë tjetër, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Aleksandër Vuçiqi është një njeri i sëmur. Ky njeri edhe udhëtoi për në Amerikë së bashku me sëmundjën e tij. Shumë baglojë për të bindur botën demokratike se NATO, kishte bombarduar gabimisht, Serbinë e kriminelit Millosheviq në luftë me Kosovën. Vuçiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, u përpoq të jetë orator i mirë me ide të vjetra shoviniste serbe. Ky fjalimin e tij utopik e euforik e vetë quajti fjalim epokal. E akuzoi NATO-n se e ka bombarduar një shtet sovran, duke “harruar’ ky kriminel i vjetër dhe ri, për gjenocidin që kishte shkaktuar Serbia në Bosnjë dhe në Kosovë. Ky pasardhës i çetnikizmit në fakt nuk tha asgjë të re, pos broçkullave politike. Edhe Vuçiq si Putini, ka kërkuar mobilizim, por çka i duhet se? Serbia nuk ka guxim dhe as nuk ka forcë për luftë të re. Vuçiqit i kanë mbetur vetëm kërcënimet ndaj Kosovës për ta plotësuar egon e sëmur të tij. Dobësi e këtij njeriu, është se truri moti i ka huqur. Serbia ka retarduar, se të retarduar e ka edhe kreun e saj, por hiq pa të retarduar nuk po tregohet as populli serb, që kurrë nuk u distancua nga idetë serbomëdha të Kishës Ortodokse Serbe, dhe Akademisë si kreatore të politikave fashiste, si ajo për Botën serbe… Ky është mobilizim për vetëvrasje të re, njëjtë siç e kishte bërë dikur dhe përjetuar Millosheviqi, me rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat