Miku tregon bisedën e fundit me profesorin Belul Beqaj, si e kishin shtyrë takimin?

Aktuale

Miku tregon bisedën e fundit me profesorin Belul Beqaj, si e kishin shtyrë takimin?

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2022 Në ora: 10:26
Belul Beqaj

Njohësi integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu, ka reaguar për vdekjen e mikut dhe kolegut të tij Belul Beqaj.

Profesori ka vdekur sot më 25 shtator 2022, pas problemeve shëndetësore.

Kryeziu ka treguar se herën e fundit ishte dëgjuar më 12 gusht me Beqajn, kur e kishte ftuar atë për kafe, por për shkak të problemeve shëndetësore të profesorit, e kishin shtyrë takimin.

“Me 12 gusht u dëgjuam herën e fundit. E ftova për kafe pas një kohe që nuk ishim taku dhe më njoftoi që kishte disa probleme shëndetesore. Por me elanin e tij sikur më bëri me dije që shpejt do ta kalojë dhe takimin e shtymë për pak kohë, sapo ai ta marr veten…ja që ai paska qenë komunikimi im i fundit me mikun dhe kolegun e çmuar Belul Beqaj.

Ngushëllime gjithë familjes Beqaj dhe miqve! Shpirti i tij u prehtë në paqen e merituar!”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00, në varrezat e qytetit, Prishtinë (Arbëri)./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat