Mjekët po ikin, por drejtimi më i kërkuari në Kosovë nga studentët është mjekësia

Aktuale

Mjekët po ikin, por drejtimi më i kërkuari në Kosovë nga studentët është mjekësia

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 22:29
Ilustrim

Pas mjekësisë, për vite të tëra Ekonomiku dhe Juridiku kanë qenë dy drejtime më të preferuara nga studentët. Madje në këtë drejtim, numri i studentëve është plotësuar në afatin e parë, por kësaj herë duket se ka një ndryshim për studime në Universitetin e Prishtinës.

Interesimi për të studiuar në vetëm disa drejtime studimore si në Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik ka qenë më i shprehur vitet e kaluara.

Por, këtë vit nga Universitetin e Prishtinë thonë që kërkesa ka ndryshuar.

“ Në afatin e parë të konkursit për studime kemi pasur rreth 8 mijë aplikantë për 5,600 vendet të lira të studimeve, drejtimet të kërkuara kanë qenë programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë”, tha Mimoza Ibrani , prorektore për mësim UP.

Edhe pse ekzistojnë disa kolegje juridike private në vend e rajon, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës tha se interesimi për studiuar juridikun është i madh në gjithë botën.

“Diskursi që është i gabueshëm është mungesë informimi, në çdo vend të botës jurist dhe ekonomist ka më shumë, por jurist të mirë nuk është që ka edhe shumë”, tha Avni Puka , dekan i Fakultetit Juridik.

Dekani i Ekonomikut thotë se ky fakultet vazhdon të jetë atraktiv në përzgjedhjen e studentëve të rinj.

“Dy drejtime të cilat kanë numrin më të madh të cilat kanë paraparë ka qenë drejtimi banka- financa dhe menaxhment “, tha Driton Balaj, dekan i Fakultetit Ekonomik.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Ismet Mulaj, kritikon universitetin që sipas tij nuk po i promovon mjaftueshëm programet të cilat janë me leverdi për studentët po ashtu edhe për industrinë.

“ Universitetet të bashkëpunojnë më MASHTI-in, të japin bursa stimuluese për drejtimet që janë më interes për industrinë dhe për të rinjtë e Kosovës”, tha Mulaj.

Sipas statutit të UP-së, viti i ri akademik nis më 1 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat