“Washington e Bruksel, zgjohuni se Vuçiqi po bëhet gati si Putini, për një invazion befasues...!”

Aktuale

“Washington e Bruksel, zgjohuni se Vuçiqi po bëhet gati si Putini, për një invazion befasues...!”

Nga: N. Sh. Më: 26 shtator 2022 Në ora: 08:33
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Profesori universitar dhe sociologu Fadil Maloku i ka bërë thirrje Washingtonit dhe Brukselit që të zgjohen, pasi sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin po përgatit një invazion befasues.

Maloku duke komentuar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, thotë se është një paralajmërim i qartë dhe ogurëzi se Serbia është duke pritur vetëm momentin e prishjes së konstelacioneve kontinentale e globale.

Pra, ai shkruan në Facebook, se Serbia është duke pritur momentin që me urdhrat e Rusisë të kryej një aksion ushtrak në Kosovë.

Maloku tutje shprehet se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ështëi gatshëm të vdes për ideale kombëtare të një shteti të huaj.

Postimi i plotë:

Washington e Bruksel, zgjohuni, se; Vuçiqi po bëhet gati si Putini, për një invazion befasues...!

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç, mu në qendër të Neë Yorkut (!?) dhe ai rus Sergej Lavrov është një paralajmërim i qartë tashmë dhe tejet ogurëzi, se Serbia është duke pritur vetëm momentin e prishjes së konstelacioneve (ushtarake e politike) kontinentale e globale, në mënyrë  qē me urdhërat  dhe armatimin e Rusisë, të kryej një blitzkrieg ushtarak në Kosovë...

(Krejt ata që mendojnë se, mbase KFOR-i është në Kosovë, Serbia s'ka me guxu me bë asnjë lëvizje ushtarake... e kanë gabim; sepse, asnjë ushtarë i KFOR-it nuk (besoj që) është i gatshëm të vdes për ideale kombëtare e shtetêrore të një vendi të huaj!?)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat