Policia jep detaje, si ndodhi vrasja në Kolovicë të Prishtinës

Aktuale

Policia jep detaje, si ndodhi vrasja në Kolovicë të Prishtinës

Nga: H.O. Më: 26 shtator 2022 Në ora: 09:24
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se ka ndodhur një vrasje në Kolovicën e Vjetër, në Prishtinë.

Kjo vrasje nga policia është cilësar si vrasje në pakujdesi.

Policia njofton se vrasja ka ndodhur derisa dy persona kanë qenë në gjueti dhe njëri nga personat nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Njoftimi i plotë i policisë:

Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar derisa kanë qenë  për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë  fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat