Hysamedin Feraj: Ramushi s'po tregon pse nuk e vranë atë por vëllezërit e tij në luftë

Aktuale

Hysamedin Feraj: Ramushi s'po tregon pse nuk e vranë atë por vëllezërit e tij në luftë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 12:18
Hysamedin Feraj

Një ndër anëtarët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook e në të cilin sulmon opozitën e vendit.

Më specifikisht, ai është marrë me Ramush Haradinajn.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!” – ka thënë z. Feraj.

Statusi i plotë:

Edhe këtë javë:

- Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!

- Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!

- Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!

- SBASHK-u vazhdon të na "afrojë" me SHBA-në duke e afruar emrin "sindikatë" me kuptimin që ka në Amerikë!

- Tani për tani, lëvizja "sindikaliste" në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura "e djathtë" e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat