Komandanti i UÇK’së u ftua nga Specialja, fshati Mushtisht del me reagim

Aktuale

Komandanti i UÇK’së u ftua nga Specialja, fshati Mushtisht del me reagim

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 13:08
Sadik Halitjaha

Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha, ditë më parë pranoi ftesë për të u paraqitur në Gjykatën Speciale, e për këtë ftesë ndaj tij kanë reaguar publikisht edhe Këshilli i Fshatit Mushtisht të Suharekës, vend nga i cili vjen Halitjaha.

Ky reagim erdhi me vullnet të plotë nga banorët e këtij fshati, për komandantin e tyre i cili tani më ka pranuar ftesën për tu paraqitur në Speciale.

Në reagim ata numëruan edhe cilësitë personale dhe të bëmat historike të komandantit Halitjaha.

Nga ky këshill janë të bindur në pastërtinë e tij, si dhe mbesin me shpresë që drejtësia do të triumfojë për të gjithë të akuzuarit e speciales, të cilët kanë zhvilluar një luftë çlirimtare.

Vlen të theksohet se ky reagim zyrtar është aprovuar nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Këshill të Fshatit

Postimi i plotë:

Pas marrjes së ftesës nga bashkëvendasi ynë, ish-komandanti i ZOP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Sadik Halitjaha, për tu paraqitur te dhomat e specializuara të gjykatës speciale në Hagë, Këshilli i fshatit Mushtisht del me këtë:

REAGIM

Këshilli i fshatit Mushtisht, duke ju referuar vullnetit dhe qëndrimit të banorëve të fshatit tonë, e shpreh indinjatën e thellë për këtë ftesë të ardhur nga kjo gjykatë, për njërin ndër bashkëvendasin tonë më të shquar që ka dhe ka pasur fshati ynë në tërë historinë moderne të ekzistencës së tij. Ai gjithmonë ka qenë një qytetar i ndershëm i vendit të tij dhe çdo herë kur atdheu e kombi kanë qenë në udhëkryq, ka ditur të rreshtohet në anën e duhur të historisë, të cilën gjë e bëri edhe me inkuadrimin në luftën heroike dhe të pastër si loti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë njëri ndër udhëheqësit luftarak më të rëndësishëm të saj, për të cilën gjë ne bashkëvendasit e tij krenohemi dhe do ti jemi mirënjohës gjithmonë dhe çdoherë, sepse ai shumë shpejtë për ne u bë jo vetëm prijës por edhe simbol i kësaj lufte të drejtë, të domosdoshme dhe pastër për lirin e vendit tonë të shumëvuajtur.

Ne bashkëvendasit e tij, jemi shumë të sigurtë në luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të tijën njëkohësisht, sepse shumë mirë e dimë se komandant Sadik Halitjaha, asnjëherë nuk i ka shkelur ligjet ndërkombëtare të luftës, por përkundrazi ka qenë shembull i rrespektimit strikt të këtyre ligjeve dhe i mbrojtjes së dinjitetit njerëzor në çdo kohë dhe çdo herë dhe të cilën gjë po vazhdon ta bëjë edhe sot e kësaj dite.

Njëherit jemi shumë të bindur se bashkëvendasi ynë, simboli jonë i luftës së drejtë dhe të pastër për liri, ashtu siq ka ditur të dal fitimtar në luftë, do ta fitojë edhe këtë betejë të radhës në paqe dhe së bashku edhe me shokët e tij që gjinden padrejtësisht atje, do ta dëshmojnë pastërtin e luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mushtisht Këshilli i Fshatit 25.09.22 Mushtisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat