PDK-ja do të dërgojë në Kushtetuese vendimin e Supremes për vendimin e ZRrE-së

Aktuale

PDK-ja do të dërgojë në Kushtetuese vendimin e Supremes për vendimin e ZRrE-së

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 14:00
PDK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), javën e ardhshme do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese një vendim të Gjykatës Supreme që lidhet me vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e tarifave të rrymës.

Kështu ka thënë deputetja e këtij subjekti politik, Blerta Deliu.

PDK në javën e ardhshme do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Supremes sepse ne jemi të bindur se është vendim i paarsyeshëm dhe është vendim që ka dëmtuar qytetarët e Kosovës. Nuk do të ndalemi, do ta vazhdojmë rrugën tonë ligjore e juridike për të mbrojtur interesin e qytetarit”, u shpreh ajo.

Shtrejntimi i rrymës kishte ndodhur në filim të vitit 2022 dhe si arsyeje e thënë nga ZRRE ishte konsumi i lartë dhe kriza energjetike në botë.

Në vend që ky bord të merr përsipër që vendimet e gjykatave të respektohen, anëtarët e këtij bordi vazhdojnë të shndërrohen në shembull të keq të sundimit të ligjit për të cilin zotëri Kurti ka fol gjatë. Ata nuk i respektojnë vendimet e gjykatave dhe nuk kthejnë tarifat për të cilat është marr masë pezulluese. Natyrisht që i njëjti Bord ka vazhduar sagën për të kërcënuar institucionet e pavarura, ka pasur ankimimin ndaj Avokatit të Popullit, i cili konstaton se me rastin e tarifimit të energjisë elektrike me çmime të larta që ka dëmtuar rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës, ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, bordi zgjedh që të ankimojë dhe të ankohet pikërisht tek Avokati i Popullit, që mision të tij ka mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Deliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat