Paralajmëron Bajrami: Në dimër do të përballemi me reduktime tepër të thella, përndryshe, paguajmë 8 milionë euro në ditë!

Aktuale

Paralajmëron Bajrami: Në dimër do të përballemi me reduktime tepër të thella, përndryshe, paguajmë 8 milionë euro në ditë!

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 18:13
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kosova pritet të përballet me “reduktime tepër të thella” gjatë dimrit.

Bajrami tha në Frontal të T7 se në dimër do të jetë situatë “jashtëzakonisht e vështirë”.

“Nëse Kosova nuk do të duhej të ketë reduktime, ne kemi llogaritur që diku 8 milionë duhet me ble rrymë brenda ditës”, tha ajo.

“Kjo besoj që do të na çojë drejt reduktive tepër të thella në dimër dhe kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë”, shtoi Bajrami.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat